Zvicra me tre shqiptar mposht Gjibraltarin

Zvicrra ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit D të kualifikimeve për Euro 2020.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën treshja shqiptare, Mehmedi, Ajeti dhe Xhaka, shkruan Indeksonline.

Golat për helvetikët i shënuan Zakaria (37′), Mehmedi (43′), Rodriguez (45+4) dhe Gavranovic (87′).
Me këtë fitore, Zvicra është në vendin e tretë me tetë pikë, një më pak se Danimarka dhe tri më pak se Irlanda që kanë nga një ndeshje më shumë të zhvilluar. /IndeksOnline/