Zv/ministri i MPB-së, Andonov: Nuk i jam kërcënuar askujt, nuk jam i sëmurë?! (VIDEO)



Zëvendësministri i punëve të brendshme Oliver Andonov sot hodhi poshtë akuzat e pronares së Universitetit MIT, Biljana Apostolova, se ka gisht në kontrollet që i janë bërë këtij universiteti dhe ka kërcënuar drejtoreshën e tij. Ai gjithashtu mohoi akuzat e saj se vuan nga sëmundje psiqike, pasi që për këtë u akuzua nga drejtoresha e Universitetit MIT, Apostolova. Sipas zëvendësministrit të brendshëm, lidhur me çështjen e këtij universiteti do të merret Prokuroria Publike Themelore.
Inspektorati i Arsimit dje konfirmoi se tre fakultetet e Universitetit MIT janë jolegal, dhe se i është marrë leja për punë 21 profesorëve. Por ja se çka deklaroi zv/ministri Andonov lidhur me këtë rast:
“Them bindshëm se askënd as nuk e kam kërcënuar e as që kamë komunikuar me dikë nga Universiteti “MIT” në bazë kërcënuese ose çfarëdo gjëje në lidhje me Universitetin. Dhe aq më pak kamë kam diçka personale në gjithë këtë punë. Këtu po tentohet që t’i iket përgjegjësisë penale. Ashtu që, i hedh poshtë akuzat që i ka dhënë zonja në fjalë, dhe përsëris se nuk të ndërhyjë në një punë me të cilën po merret në mënyre profesionale dhe ligjore Prokuroria Speciale ta personalizojë”, u shpreh Oliver Andonov, Zëvendësministër në MPB./