Zyrtare, Atletico fiton sagën Vitolo

224
fresco

Vitolo më në fund është zyrtarisht i Atletikos së Madridit. Sulmuesi lidhet me Los Colchoneros për 5 vitet e ardhshme, deri në 2022. Atletiko bëri të ditur lajmin nëpërmjet kanaleve të saj në rrjetet sociale. Sic bën të ditur klubi madrilen Vitolo do të luajë pjesën e parë të sezonit të tij të ardhshëm me skuadrën e qytetit të tij të lindjes Las Palmas, dhe do të bashkohet me Atletikon në 1 janar të 2018 kur skadon edhe dënimi i dhënë nga Fifa që ka bllokuar merkaton në hyrje të skuadrës së Diego Simeones. Kjo e mërkurë ishte dita vendimtare për fazën finale të transferimit, pasi futbollisti kaloi në orët e paradites testet mjekësore rutinë me Atletikon dhe në orën 13.00 u prezantua në zyrart e La Ligas, për të paguar klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 37.5 milionë eurosh duke ndarë kështu përfundimisht rrugët me Sevilla-n.

Comments