Rangers ka konfirmuar transferimin e sulmuesit shqiptar, Eros Grezda në një marrëveshje katër-vjeçare.
Erosi bëhet transferimi i 14-t i Steven Gerrardit te Rangers dhe trajneri beson se ai është transferim i duhur.
23-vjeçari nga Gjakova e ka filluar karrierën te klubet sllovene, Aluminij dhe Zavrc, para se të transferohej në Kroaci për të nënshkruar me Lokomotivën dhe pastaj me Osijekun.
“Grezda është një lojtar i shkëlqyer dhe tifozët e duan atë sepse ai mund të kontribuojë në sulm”.
”Ai është me të vërtetë i shpejtë, shumë direkt dhe ka përvojë internacioanel”.
Sipas Bornas dhe Nikola Katicit, Grezda ishte lojtari më i mirë i Osijekut sezonin e kaluar

