ZYRTARE/ Hidhet shorti, Shqipëria U-17 dhe U-19 njohin kundërshtarët

406

ZYRTARE/ Hidhet shorti, Shqipëria U-17 dhe U-19 njohin kundërshtarët

Kombëtaret e moshave U-17 dhe U-19 të Shqipërisë kanë mësuar rivalët në turin e parë kualifikues në Kampionatet Europiane të vitit 2018.

Vitin e ardhshëm Shqipëria do të organizojë Europianin U-17 ku të gjitha ndeshjet do të luhen në vendin tonë.

Gjatë shortit të hedhur në Zvicër, kuqezinjtë U-17 do të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Lihtenshtejnin.

Ndeshjet e grupit luhen në Shqipëri gjatë datave 19-25 tetor 2017, ndërsa vetëm 2 vendet e para në 13 grupet do të kualifikohen për në fazën tjetër.

Shqipëria U-19 e drejtuar nga Erjon Bogdani është vendosur në Grupin 12 kualifikues të Kampionatit Europian U-19. Kundërshtarët e kuqezinjve do të jenë Ukraina, Mali i Zi dhe Norvegjia.

Comments