Mesfushori Lucas Biglia ndodhet në Milano për të kryer testet mjekësore me klubin e ri.
Argjentinasi ka mbërritur në “Casa Milan”, ndërsa klubi kuqezi do të derdhë në arkat e Lazios 17 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse në bazë të performancës, shkruan SYRI.net.
Milani ka publikuar imazhet e 31-vjeçarit duke kryer testet mjekësore, ndërsa Lazio ka gjetur zëvendësuesin e tij, Lucas Leiva i cili është larguar nga Liverpooli për 5.5 milionë euro.