Zyrtarë të Gjykatës Speciale janë takuar me Presidentin Vuçiq, Kosova jashtë loje

214

Aktiviteti i shtuar i Gjykatës Speciale në Serbi dhe mungesa e resurseve në misionin që drejton, janë brengat kryesore të shefit të Zyrës së Kosovës në Beograd, ambasadorit Valdet Sadiku.

Për këto dhe çështje të tjera, ai ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), e cila ka munguar deri tash, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta ka siguruar, të premten, dy korrespodenca të ambasadorit Sadiku adresuar zyrtarëve të MPJ-së.

Në të parën ai ka informuar se, mbështetur në një burim të tij, përfaqësues të Gjykatës Speciale ditëve të fundit kanë pasur takime në Beograd, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Aty ka bërë të ditur se Vuçiq ka premtuar se shteti i Serbisë do t’i ofrojë mbështetje maksimale Gjykatës, si në aspektin logjistik, ashtu edhe sa i përket bashkëpunimit me institucionet serbe. Dhe, ka kërkuar të dijë se si të sillet në raport me këtë institucion që vetëm formalisht është i Kosovës.

Comments