Zyrtari i LDK-së godet Kurtin: Është si Enver Hoxha, do ta fusë Kosovën në konflikt me Amerikën
Anëtari i LDK-së dhe ish-deputeti i kësaj partie, Naser Rugova, ka thënë se ka kritikuar keq kreun e VV-së, Albin Kurti, të cilin e krahason me Enver Hoxhen, sepse sipas tij do të fusë shqiptarët në konflikt me Amerikën.
Ndërsa për Vjosa Osmanin ka thënë se është për të ardhur keq se si një intelektuale si Vjosa Osmani bëhet krahë e fallangave të kuqe që duan ta shkëpusin Kosovën nga familja perëndimore.
Postimi i tij i plotë:
Është për keqardhje si një intelektuale si ajo bëhet krahë e fallangave të kuqe që duan ta shkëpusin Kosovën nga familja perëndimore.
Albini është si Enver Hoxha, sepse do ta fusë Kosovën dhe shqiptarët në konflikt me Amerikën, ndërkaq fajtor për ngritjen e Albinit është Hashim Thaçi me shokë.
LDK do t’i mbijetojë edhe kësaj sfide dhe nuk do të lejojmë aventura me fatin e Kosovës.

