Zyrtarisht, Visar Musliu zbarkon te Igollshtadi

1,075

Visar Musliu edhe zyrtarisht ësshtë pjesë e skuadrës së Ingolshtadit, skuadrës që militon në kategorin e dytë të Bundesligës gjermane.

“Jam i lumtur që kam firmosur me ingollshtadin. Posaqërisht është një ndjejnjë tjetër kur luan futboll në Gjermani. Impresionet e para janë pozitive, jam i lumtur që erdha në këtë klub. Do të jap maksimumin që të ndihmojë skuadrën që të arrijë objektivet e planifikuara, “ tha mes tjerash Musliu.

Futbollisti nga Gostivari, më parë ishte pjesë e Mol Fehervarit, Shkëndijës, Vardarit, Renovës dhe ishte në kategoritë e reja në Zvicër.

Nga skuadra e Ingollshtadit nuk fshehin kënaqësinë që kanë sjell një mbrojtës defanziv, që do të ndohmojë skuadrën gjermane në stinorin pranveror.

“Jemi të lumutur që arritëm të angazhojmë Visar Musliun, reprezentuesin e Maqedonisë. Ai është një mbrojtës i shkëlqyer defanziv, me eksperiencë të madhe, me të cilin do të forcojmë edhe më tej mbrojtjen tonë. Visari me lojën e tij është pa kompromis dhe ka mentalitet të veçantë,” thuhet në prezantimin e skuadrës gjermane.

Comments