Arrestohen pronari i lokalit në Tetovë, nuk respektoi masat kundër Covid-19

92

Një 55-vjeçar nga Tetova është arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00. Në lokalin e 55-vjeçarit S.I. në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë policia ka hasur 10 persona, transmeton Alsat,. MPB njofton se Inspektorati Shtetërorë i Tregut ka mbyllur lokalin, ndërsa kundër pronarit do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 206 të Kodit Penal, respektivisht mosveprim sipas rrefullave shëndetësore gjatë epidemisë.

Comments