Vuçiq: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë

79

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se ndërtimi i spitalit në Graçanicë do të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, si dhe rindërtimi i spitalit në veri të Mitrovicës.

Moebel THEMA

“Ne kemi probleme teknike, paratë nuk janë problem, ne kemi lënë mënjanë para dhe i kemi ato për qendrën shëndetësore në Graçanicë dhe spitalin në veri të Mitrovicës”, tha ai, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Ai shton se “spitali në Mitrovicë do të jetë një qendër klinike de facto” dhe tregon se do të bëhet me investimet e “shtetit të Serbisë dhe mbajtjen e një numri të madh të stafit mjekësor”.

Comments