Qeveria spanjolle hap plotësisht stadiumet për sezonin e ri

501

Një lajm i madh vjen nga Spanja. Ministrja e Shëndetësisë, Carolina Darias në një deklaratë për mediet ka bërë të ditur se stadiumet do të rikthehen normalisht me tifozë në nisje të La Ligas dhe ligës së basketbollit.

Ajo tha se gjithçka do të jetë njësoj si para pandemisë, duke nënkuptuar se stadiumet mund të jenë plot dhe tashmë mund të shohim pamjen që deri para pak muajsh na dukej një iluzion i largët.

Një lajm i madh për tifozët, që më në fund do kenë mundësinë të shohin ndeshje nga afër, por akoma më shumë për klubet, që kanë humbur aq shumë para nga mungesa e tifozëve në stadiume.

Comments