𝗔 𝗘̈𝗦𝗛𝗧𝗘̈ 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗝𝗔 𝗚𝗝𝗨𝗛𝗘̈ 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘 𝗡𝗘̈ 𝗦𝗘𝗩𝗘𝗥𝗡𝗜𝗦𝗧𝗔𝗡 ?
Sipas xhonturkut të Alternativës BeKim Sali, gjuha shqipe jo vetëm që është zyrtare në dzhavën Severnistan, por edhe e barabartë me maqedonishten e Mickos në të gjitha fushat.
Si zëvendëskryeministër Bekua i VREDI-t, ka rehatuar militantët e tij dhe jo vetëm se provimi për studentët shqiptarë të jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhë shqipe!
Ndrësa kryekomiti Micko, në dy paraqitjet i tij ka dhënë përgjigje të ndryshme, njëherë tha se është e drejt që ua lejuakua ligji për gjuhët e pakicave dhe herën tjetër si çështje që duhet rregulluar me ligj!
Me gjithë këtë dykuptimësi të ligjit për gjuhët e pakicave despoiti Micko sugjeron që ligji në fjalë të dërgohet në komisionin e Venecias.
Derisa Komisioni i Venecias të sjell miratimin e saj, studentët shqiptarë provimet e jurisprudencës duhet t’i japin në maqedonishten e Mickos!
Ahere z.Sali mund të na thuash përse maqedonishtja e Mickos nuk bën pjesë në grupin e ligjit për gjuhët por vetëm ato gjuhë që përbëjnë së paku 20℅ në një lokalitet të caktuar?
Ja pra z.Sali, kësisoj nga i gjithë ky pështjellim që e kanë krijuar ndër vite partiçkat tona politike, lind natyrshëm pyetja se pse nuk mund të përdoret shqipja nga studentët shqiptarë në provimin e jurisprudencës apo në Ushtri dhe Polici, në Gjykata dhe në Noteri, pasi gjuha shqipe në drzhavën Severnistan na qënkësh sipas juve zyrtare dhe e barabartë me maqedonishten e Mickos!?
Hipokrizia nuk ka fund!
Medai Shaholli

