100.000 euro vjedhje, shkatërrohet grupi shqiptaro-rumun në Madrid


Një grup shqiptaro-rumun me bazë në Madrid të Spanjës, përgjegjës për 28 vjedhje, është shkatërruar nga polica spanjolle, raportojnë sot mediat lokale.
Gjthsej, tre meshkuj dhe një grua është arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë në hetim, katër burra dhe dy gra.
Gripi konsiderohet përgjegjës për vjedhjen e 12 banesave, në 10 krahina, 12 në Galicia, një në Asturias, dy në Cantabria dhe 13 në Castilla dhe León. Sendet e vjedhura nga grupi janë vlerësuar rreth 100.000 euro. /Syri.net/