VIDEO/ Manchester United shkatërron Fenerbahçen


Manchester United ka fituar bindshëm ndaj Fenerbahçes në Ligën e Evropës në xhiron e tretë në Grupin A.
“Djajtë e Kuq” fituan 4 me 1, me dy gola të Paul Pogbas, një të Lingardit e një të Martialit. Për Fenerbahçen shënoi ish-sulmuesi i Unitedit, Robin Van Persie.
Ekipi i Jose Mourinhos prin në grup me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Feyenoordi. Fenerbaçhe ka katër, e Zorya një.
https://www.youtube.com/watch?v=66hZOUYlt2k