Putin i gatshëm për armëpushimin në Siri, Presidenti francez akuzon Rusinë për krime lufte


Vladimir Putin dha sinjale shprese se Rusia do të ndalojë sulmet ajrore në qytetin Aleppo të Sirisë pas një takimi me udhëheqësit francezë dhe gjermanë që u zhvillua në Gjermani.
Gjatë bisedimeve, Presidenti i Francës Francois Hollande ka thënë: “Ajo që po ndodh në Aleppo është krim lufte”.
Rusia ka premtuar se sulmet mbi Aleppo do të pezullohen për 8 orë ditën e sotme, në mënyrë që mjekët t’i japin ndihmën mjekësore civilëve të plagosur dhe t’i transportojnë.
Putin premtoi se Rusia është e gatshme të ndalë sulmet për këtë kauzë, për aq kohë sa nuk ka përleshje me rebelët në Aleppo.
Kurse Merkel i konsideroi sulmet ajrore në Siri si “çnjerëzore dhe mizore”.