14 milionë dollarë prona të maqedonasve në Dubai — kriza po godet fort Emiratet

313

Të paktën 45 shtetas të Maqedonisë kanë prona në Dubai, ndërsa tregu i patundshmërive atje ka pësuar rënie të fortë prej rreth 30 për qind.
Kriza në Lindjen e Mesme, e shkaktuar nga tensionet ushtarake pas sulmeve amerikane dhe përshkallëzimeve rajonale, ka ndikuar ndjeshëm edhe në ekonominë e Dubai, duke goditur sektorin e patundshmërive, turizmin dhe sistemin bankar.
Sipas raportimeve të medias Portalb.mk dhe burimeve ndërkombëtare, indeksi i patundshmërive DFMREI në Dubai ka rënë për afro 30 për qind që nga fundi i shkurtit, kur nisën tensionet e fundit.
Kriza ka sjellë pasoja edhe në sektorin bankar në United Arab Emirates. Citibank raportohet se ka mbyllur përkohësisht disa filiale në rajon për shkak të rritjes së rrezikut.
Ndërkohë, sipas një hulumtimi të publikuar nga E24, 45 shtetas të Maqedonisë zotërojnë 55 prona në Dubai, me vlerë të përgjithshme rreth 14 milionë dollarë, bazuar në të dhënat e vitit 2020.

Comments