2 milionë besimtarë myslimanë në haxhillëk

193

Moebel THEMA

Rreth 2 milionë besimtarë myslimanë nga e gjithë bota shkuan sot në Arabinë Saudite, për ritualin e përvitshëm të haxhillëkut.

Besimtarët u mblodhën tek Mali Arafat, mes tyre kishte një numër të madh sirianësh, që u lutën për paqen në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta 5-vjeçare, shkruan VOA. Gjatë këtyre viteve në Siri janë vrarë më tepër 250 mijë njerëz dhe janë zhvendosur 11 milionë vetë.

Pelegrinazhi për në Malin Arafat ësht një ritual i rëndësishëm për myslimanët, të cilëve feja u kërkon që të paktën një herë gjatë jetës së tyre në marrin pjesë në haxhillëk.

Irani e ka bojkotuar këtë vit ritualin e haxhillëkut, duke cituar mungesën e kompetencës nga Arabia Saudite në marrjen e masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin e njerëzve. Si alternativë, shumë myslimanë shiitë iranianë shkuan për ta kryer ritualin në qytetin e shenjtë të Karbalës, në Irak.

Comments