2 milionë euro kanabis në magazinë, pranga 4 shqiptarëve në Gjermani. Ja si u zbuluan
Katër shqiptarë janë vënë në pranga gjatë paradites së sotme në Hanover të Gjermanisë, pasi policia ka gjetur në një magazinë 500 kilogramë kanabis sativa që ishte i paketuar, bën të ditur SYRI.net.
Siç bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve DPA, njëri prej shqiptartëve është nga Mali i Zi dhe 3 të tjerët janë nga Shqipëria.
Kanabisi me vlerën prej 2 milionë eurosh është gjetur pas një hetimi dhe vëzhgimesh të shumta ka bërë policia gjermane ndaj shqiptarëve.
Policia thotë se shqiptarët e kishin ndarë drogën në pako 30 kilogramëshe me qëllin që të bëhej më e lehtë për tu transportuar nëpër qytetet e Gjermanisë, ku edhe shitej.
Tre shqiptarët nga Shqipëria janë kapur në magazinën ku ndodhej dhe kanabisi, ndërsa shqiptari nga Mali i Zi është vënë në pranga në shtëpinë e tij në Hanover.