20 vjet me Vallen Shqipe – Koncert kushtuar valltarit tonë z. Ilir Loku

Koncerti me titull ”20 vjet me vallen Shqipe”
20 vjet me vallen Shqipe, është koncerti që Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ”ILIRIDA”-Shkup ia kushton valltarit ti tij z. Ilir Loku, apo koreografit të këtij ansambli, me rastin e 20 vjetorit të karierës artistike.
Njëherit ansambli kremton edhe një vjetorin e themelimit
Koncerti do të mbahet më 27 Nëntorë në ora 17:00 në Shtëpinë e Armatës (sheshi Nënë Tereza)-Shkup.
Vlen të theksohet pjesmarja e parë e grupit të fëmijëve të këtij ansmbli, ku do të performojnë dy valle të reja, si dhe grupi i parë paraqitet me tre valle koreografike të perpunuara nga koreografi i ansamblit Ilir Loku. Këndojnë Vllezërit Kurtishi, antarë të Ansamblit.
Pjesmarës në këtë koncert janë këngëtarët dhe rapsodët e estradës shqiptare si dhe ansambli SHKUPI nga Shkupi, dhe valltarët profesionistë të Ansmblit Kombëtar SHOTA, Besnik Grajqevci dhe Feim Leka.
JU FTOJMË TË NA NDERONI NEVE DHE VEPREN E ARTISTËVE SHQIPTAR.
FESTOJMË SË BASHKU EDHE FESTËN E FLAMURIT, 28 NENTORIN.
JU MIRPRESIM.