475 shkelje të masave për mbrojtje nga koronavirusi, prin Shkupi

186

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë marrë vendime për izolimin e 392 personave kurse 150 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

MPB gjithashtu njofton se policia gjatë kontrolleve të personave që janë në izolim-vetizolim nuk ka regjistruar asnjë shkelje.

Sa i përket mosrespektimit të masave mbrojtëse si pasojë e pandemisë Covid-19, MPB njofton se gjatë 24 orëve të fundit  janë regjistruar 475 shkelje. SPB Manastir ka regjistruar 42 shkelje, SPB Veles-66, SPB Kumanovë-48, SPB Ohër 53, SPB Shkup-106, SPB Strumicë-64, SPB Tetovë-50 dhe SPB Shtip ka regjistruar gjithsej 46 shkelje./Alsat

Comments