48 shqiptarë jetojnë që zonën që u trondit nga tërmetet në Itali 

173

 

Moebel THEMA

142425114-98c2c6bd-5344-4ab0-b45f-b4edb5360b22

48 shqiptarë, sipas burimeve zyrtare, janë të regjistruar në zonën e Amatrices në Itali, ku tërmetet e sotme kanë shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale.

5 shqiptarë janë mes të plagosurve të tërmetit në Amatrice Të Italisë. Ambasada shqiptare në Romë konfirmoi se 5 shqiptarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë transportuar me helikopter në Romë në spitalin Gemelli, ku edhe kanë marrë mjekimin e menjëhershëm.

Ambasada shqiptare në Romë, ka vënë nën dispozicion nr e tel 00393420498192  për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë që po përballen me këtë situatë emergjence.

Zëdhënësi i MPJ, Glevin Dervishi konfirmoi gjithashtu se Ambasadorja dhe pjesëtare të stafit të Ambasadës kanë zbritur në terren në zonat e prekura për të dhënë ndihmë.

“Aktualisht, ne kemi në terren dy punonjës të ambasadës dhe një konsull të cilët janë duke ndjekur situatën nga afër. Kërkojmë edhe mirëkuptimin e opinionit publik sepse dinamika e ngjarjes është e tillë që mund të ketë zhvillim nga momenti në moment. Ne po ndjekim situatën hap pas hapi. Nuk e përjashtojmë mundësinë të ketë edhe zhvillime negative në orët që vijnë, por kjo mbetet për tu parë” citohet nga Ora News Dervishi.

Comments