Zoran Zaev optimist për zgjedhjet në dhjetor

159

Moebel THEMA

zaev

Kryetari i LSDM-së në Maqedoni, Zoran Zaev sot u takua me Ambasadorin e Sllovakisë në Shkup, Martin Bezak.

Tema e diskutimit ishte aktualiteti politik në vend si dhe realizimi i obligimeve që do të mundësonin zgjedhje të rregullta dhe të lira në Maqedoni.

”Pres që secili të ketë seriozitet, më 31 gusht të mbahet takimi i liderëve ku do të konstatojmë se në dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare”, tha mes tjerash Zaev.

Ai gjithashtu theksoi se LSDM do të fokusohet që qytetarëve tju mundësoj që lirshëm të votojnë dhe ata të vendosin se kujt do të ia japin përgjegjësinë ta drejtoj shtetin, shkruan Zhurnal.

Zaev theksoi se duke e parë disponimin e qytetarëve në terren si dhe nga anketat e bëra nga kompani të ndryshme, LSDM-ja do të del fituese absolute në zgjedhjet e ardhshme.

Comments