Njësia speciale Alfa “trondisin” ambasadën amerikane në Shkup

229

Moebel THEMA

Më 15 shtator, vetëm disa orë pas shpalljes se PSP-ja paraqet dy akuzat e para, janë lëshuar sirenat në ambasadën e SHBA-së, dhe disa herë është në mikrofon është përsëritur “Kjo nuk është një stërvitje.”

Arsyeja e sirenave ka qenë prania e 20 personave të njësisë speciale Alfa, që ka aktivizuar e protokolleve të sigurisë amerikane dhe udhëzimet për punonjësit që të largohen nga dritaret dhe të strehohen, transmton TetovaSot.

E gjithë drama ka zgjatur rreth 20 minuta, rreth orës 16, për shkak të asaj që është treguar, stërvitjes së panjoftuar të njësisë speciale Alfa të cilët kanë simuluar intervenim në rast të një sulmi terrorist ndaj ambasadës së SHBA, pa i dhënë njoftimin ambasadës.

Stërvitja e njësisë policore për intervenim të parë të ndërhyrjeve, në opinion njihen si Alfa dhe është kryer me urdhër të shefit Ivica Ançevski – Puki.

Ai ka kërkuar të gjitha ekipet në Shkup, me pajisje të plotë të shkojnë jashtë ambasadës për të vlerësuar se sa kohë i duhet njësisë në rast të një sulmi terrorist.

Megjithatë, Ambasada e SHBA për një stërvitje ë tillë nuk është njoftuar më parë, e cila është një procedurë standarde në rastin e stërvitjeve.

Burime të BIRN-it thonë se simulimi, përveç ambasadës nuk e kanë ditur as edhe drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dhe ministri i MPB-së Oliver Spasovski..

Operacioni ka qenë nën urdhërat e Pukit, kreut të Alfave./TetovaSot/

Comments