Padi penale për një shkupjan për vrasjen në Çair

532

Kundër 28-të vjeçarit O.A. nga Shkupi, i cili është në arrati, sot është parashtruar padi penale për vrasjen që ndodhi më 20 dhjetor, të vitit të kaluar, në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup.

Ashtu siç kumtoi MPB, Sektori i Punëve të Brendshme Shkup, Njësia për krim të dhunshëm, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra në dy muajt e fundit, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore Publike në Shkup, sot parashtroi padi penale kundër O.A.(28) nga Shkupi, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale – “vrasje” sipas nenit 123 të KP të RM-së.

“Njëherit, më 20.12 të vitit të kaluar rreth orës 17:30 në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup, i denoncuari me përdorimin e armës (pistoletë automatike AK47 kalibër 7,62 x39mm), ka gjuajtur disa plumba ndaj personit B.I.(24) nga Shkupi, i cili më vonë të njëjtën ditë nga plagët e marra ka humbur jetën në Qendrën urgjente “Nënë Tereza”, citojnë nga MPB.

Sipas njohurive të dokumentuara, para ngjarjes penale-juridike B.I. ka pasur marrëveshje paraprake me tre miqtë e tij që të takohen në stacionin e autobusëve në rrugën “Xhon Kenedi”. Kur kanë arritur në vendin e dakorduar, kanë filluar të bisedojnë me ç’rast pas disa minutave në rrugën e njëjtë por nga ana e kundërt e korsisë para punëtorisë për përpunimin e metaleve është ndalur automjeti motorik “Jugo” me ngjyrë të kuqe nga e cila ka dalluar O.A. i cili në duar ka mbajtur pistoletë automatike. Duke e kaluar rrugën i paraqituri është afruar deri te personat dhe pa kurrfarë paralajmërimi ka filluar të gjuajë në drejtim të B.I. i cili nga plagët e marra ka rënë në tokë i përgjakur. Pas kësaj i paraqituri është kthyer në automjetin “jugo” dhe ka shkuar nga vendi i ngjarjes. Nga ana e qytetarëve menjëherë është thirrur automjeti i ndihmës së shpejtë mjekësore e cila e ka dërguar të plagosurin në Qendrën urgjente “Nënë Tereza” Shkup ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.

Pas hetimit intensiv të filluar, në bashkëpunim me PTHP Shkup, ishin ndërmarrë masa dhe aktivitete për zbulimin e autorit, me ç’rast shumë shpejtë pas ngjarjes, përkatësisht disa orë më vonë, ishte gjetur automjeti “jugo”. Automjeti sipas urdhrit të prokurorit publik ishte marrë nga vendi i ngjarjes dhe ishte dorëzuar për analizë gjithëpërfshirëse teknike të krimit.

për zbardhjen e veprës penale, me urdhër të Prokurorit Publik, janë siguruar video incizime nga video kontrollet e vendosura në afërsi të vendit të ngjarjes, ndërsa ishin thirrur në biseda informative tridhjetë persona për sqarimin e rrethanave se në çfarë mënyre është kryer vepra penale.

Pas urdhrit paraprak të Gjykatës Themelore Shkupi 1-Shkup në ditën 27.12.2017 ishin kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat te i paraqituri O.A. në rrugën “Xhon Kenedi”, si dhe te pesë persona të tjerë të gjithë nga Shkupi, me ç’rast janë marrë dy celularë të cilat sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike Shkupi 1-Shkup janë dorëzuar në Sektorin për krim kompjuterik dhe forenzikë dixhitale pranë FPQ të RM-së, ndërsa njëherit ishte kryer edhe testim poligrafik i tre personave.

I paraqituri O.A. nuk është i kapshëm për organet përndjekjes dhe për të njëjtin nga ana e SPB-së Shkup është shpallur urdhëresë qendrore”, citojnë nga MPB.

Comments