Pas shpalljes së Juventusit kampion i Serie A, trajneri i Napolit, Mauricio Sarri, ka shpërthyer me deklaratën e tij, duke e cilësuar sportin si biznes dhe Juventusi fiton gjithmonë.
Sarri tregon gjithashtu edhe për pengun e madh të sezonit dhe për stresin emocional të skuadrës.
“Ky sport është kthyer në një biznes për të gjithë dhe kjo është rruga që dërgon drejt fundit. Lega duhet të përmirësohet, të luash 14 nga 16 ndeshjet e fundit të kampionatit pas Juventusit, që fiton praktikisht gjithmonë, është një stres emocional që nuk mund të nënvlerësohet. Nuk e di nëse ka fituar skuadra më e fortë, por sigurisht ka fituar skuadra më e fuqishme në çdo aspekt.
Pengu më i madh i këtij sezoni është se kemi humbur një kampionat në hotel dhe jo në fushë, sepse ka qenë shumë e vështirë në aspektin psikologjik. Le të themi se jemi një skuadër e ndjeshme”, ka deklaruar trajneri i Napolit.


Comments are closed.