Panik në Lushnje, dështon tentativa e grabitësit për të vjedhur bankën

292

Një person i armatosur tentoi të grabisë pasditen e sotme një bankë të nivelit të dytë në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në afërsi të Poliklinikës së qytetit.

Autori i identifikuar si shtetasi Olcion Muço, 25 vjeç, nga Berati, qëlloi me armë në ajër por nuk arriti të marrë para nga bankë.

“Autori ka hyrë në bankë i maskuar dhe me armë dhe ka qëlluar me armë.Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar” thotë policia.

Ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes për tu arrestuar pak minuta më pas nga policia.

Ngjarja shkaktoi panik tek banorët përreth.

“Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë reaguar në kohë reale ku falë veprimeve të shpejta të punonjësve të Patrullës së Përgjithshme u bë e mundur kapja gjatë ndjekjes dhe arrestimi në flagrancë i autorit i cili tentoi të largohej në brendësi të lagjeve, rreth 1 km nga vendi i ngjarjes”.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maska dhe 1 kapuç.

Gjithashtu në vendngjarje u sekutruan 8 gëzhoja pistolete TT të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Comments are closed.