Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj reagoi ndaj vdekjes së një 14-vjeçari nga Kamenica që dyshohet se u rrah për vdekje nga babai i tij.
Haradinaj kërkoi të ndërmerren veprime ndaj kryesit të aktit.
“Vdekja tragjike e 14 vjeçarit nga Kamenica është lajm i trisht, veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm. Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kryesin e këtij akti dhe për të parandaluar dhunën në familje. Familja është shtylla e një shoqërie dhe vlerat e saj duhet mbrojtur nga çdo cënim!”, shkroi ai në Facebook.


Comments are closed.