I riu e përplas me makinë para Kryeministrisë, humb jetën shefi i Gardës në Tiranë
Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme , pak pas mesnate, para Kryeministrisë në Tiranë. Si pasojë ka humbur jetën shefi i Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës, Martin Nika.
Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e gardës pranë Kryeministrisë. Ai kishte dalë në klëmbë kur është goditur nga makina e tipit “Passat”.
Drejtuesi i mjetit ka qenë një 31-vjeçar nga Tropoja i quajtur Albert Memia.
Policia thotë se rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, 50-vjeçarin që ishte komandant në Gardën e Republikës.
I riu nga tropoja është vënë nën pranga, ndërsa policia ka arritur ta mbante të fshehtë që prej mbrëmjes së djeshme aksidentin e rëndë.


Comments are closed.