Rrahu dy greke se i shanë Shqipërinë/ Këngëtarja: Më erdhi në majë të hundës!

383

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila për vite qëndroi në Greqi, ka pasur mjaft suksese dy vitet e fundit pasi u bë fituese e “Your face sounds familiar” dhe “Kënga Magjike”.

Peristeri, e ftuar në Top Show ka rrëfyer fillimet e saj në Greqi, kur ishte vetëm 20 vjeç.

Ndër të tjera, Anxhela pohoi se përreth 6 muaj ka punuar me Eleni Foureira, këngëtaren shqiptare që përfaqësoi Qipron në Eurovizion. Duke diskutuar për origjinën shqiptare, Alban Dudushi zbuloi se Anxhela kishte rrahur dy greke pasi kishin sharë Shqipërinë.

Dudushi e pyeti:

“Kjo jo vetëm që nuk e mohoi origjinën, por më kanë thënë që ke rrahur dy greke që e shanë Shqipërinë, është e vërtetë?”

Dhe Anxhela duke qeshur u përgjigj: “Fillimet e mia në shtetin fqinj ishin të këqija pasi gjithmonë paragjykohesha që isha shqiptare. Në një moment thjesht më erdhi në majë të hundës dhe reagova në atë lloj mënyre. Megjithatë nuk them që nuk e meritonin, por nuk them dhe që ishte veprim i bukur nga ana ime. Kam qenë dhe më e vogël, vetëm 20 vjeç dhe nuk është se e mendova shumë.”

Comments