Dje klubi futbollistik i Dritës ka qenë në vizitë tek tifozi special i tyre, Haxhi Fazlija.Tifozin e moshuar të Dritës e vizituan përfaqësuesi i klubit (Gentrit Murseli) së bashku me zëvendës trajnerin Afrim Shahini dhe dy lojtarët Leotrimin dhe Dorartin, shkruan GazetaBlic
Haxhi Fazlia në njëfar mënyre iu tha të pranishmëve: “Nuk kisha dasht me vdek pa e pa trofeun e kampionit”.
Përfaqësuesi i Dritës, Gentrit Murseli tregon për “GazetaBlic” se pas 4 orësh pas vizitës ata kanë marrë lajmin se tifozi Haxhi Fazlija kishte ndërruar jetë, lajm ky që ka prekur të gjithë qytetin e Gjilanit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 16:00.
Vlen të theksohet se Drita këtë edicion ka fituar titullin e dytë të Vala Superligës në histori të klubit. Drita gjithashtu do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

