Loris Karius ishte fytyra tragjike e Liverpoolit në finalen e Kievit
Portieri gjerman bëri dy gabime të mëdha në ndeshjen finale të cilën Liverpooli e humbi me rezultat 3:1 nga Real Madrid, shkruan Periskopi.
“Nuk kam fjetur vërtet deri më tani … skenat ende vazhdojnë të kalojnë në kokë përsëri dhe përsëri … Mua më vjen keq pafundësisht për shokët e mi, për tifozët dhe për të gjithë stafin. Unë e di që kam shkatërruar ndeshjen me ato dy gabime,” ka thënë Karius në Tëitter.
24-vjeçari gjithashtu ka falenderuar tifozët të cilët i kanë ofruar mbështetje pas gabimve amatoreske që i bëri në finale.



Comments are closed.