Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, dy të vdekur
Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e së hënës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ku u përfshinë një autobus dhe tre vetura, ka ndodhur rreth orës 15:00 në fshatin Llugaxhi të Lipjanit.
Nga ky aksident një tjetër person është lënduar rëndë.
Policia thotë se po bën hetimet e nevojshme për të kuptuar rrethanat që kanë sjellë deri tek aksidenti.


Comments are closed.