Konjufca braktis Kuvendin, pas kritikave të Musliut (Foto)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca para pak minutave ka vendosur që të lëshojë sallën e seancës së Kuvendi të Kosovës.
Konjufca është parë duke lëshuar Kuvendin i drejtuar nga kryetari i Kuvendi të Kosovës, pas debatit që filloj në mes tij dhe deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Konjufca si duket nuk është ndier mirë pas kritikave që i drejtojë deputetja Musliu këtij të fundit.
“Po merrni urdhra nga Hashim Thaçi për këto fjalime”, ka thënë Konjufca gjatë largimit të tij./Indeksonline/

