Vrasja tek “1 Maji”, burg përjetë dhe 30 vjet heqje lirie

290

Moebel THEMA

Vrasja tek “1 Maji”, burg përjetë dhe 30 vjet heqje lirie

Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë të enjte dënime të rënda në lidhje me vrasjen e dyfishtë të vitit të kaluar pranë lulishte “1 Maji” në Tiranë.

Kështu, në seancën gjyqësore togat e zeza kanë dhënë burgim të përjetshëm për Sael Sulaj dhe 30 vjet heqje lirie për Vasjel Çavo.

Ngjarja ndodhi më 1 tetor 2015, kur dy të pandehurit hapën zjarr ndaj tre personave për të vrarë njërin prej tyre, shtetasin Elvis Gacaj.

Por nga të shtënat humbën jetën 2 të tjerë, Kevin Rugova dhe Aurora Oskian, që udhëtonin në të njëjtën makinë me shënjestrën.

Ngjarja, sikurse njoftoi policia asokohe, kishte në sfond përplasjet mes grupeve të të rinjve për shpërndarjen e narkotikëve në periferi të kryeqytetit./tch

Comments