Të dhunuarat e luftës po kërcënohen që të mos aplikojnë për pension

283
fresco

Ani pse vuajnë prej një të kaluare të hidhur, prapë ato nuk qetësohen as në të tashmen. Të dhunuarit e luftës po kërcënohen edhe nga familjarët e tyre, që të aplikojnë për statusin e të dhunuarës së luftës.

Ende nuk flasin për dhunimin që iu ka ndodhur gjatë luftës, ngase familja i paragjykon. Ndërkohë ka nga ato që familja i kërcënon të mos e tregojnë të vërtetën. Ndërkohë asnjë dhunues nuk është dënuar ende.

Këto janë problemet me të cilat ende ballafaqohen të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ato ende ballafaqohen me vështirësi për ta ndarë përvojën me familjarët e tyre, për ta marr vendimin për të aplikuar e shumë herë edhe paragjykohen, por edhe mund të kërcënohen nga familjarët për të mos aplikuar. Fatkeqësisht trupi i tyre është përdor si armë e luftës, pre e fushë betejës dhe pa dashje shoqëria kosovare ua ka lënë fajësinë , ua ka bërë me gisht, i ka bërë me u ndie të turpëruar çka realisht ato nuk duhet të ndihen të turpëruar, duhet të ndihen ata që kanë kryer atë krim’, tha Feride Rushiti, Drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës.

Për të pasur qetësi shpirtërore viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, Rushiti thotë se është i domosdoshëm ndëshkimi i kryesve të këtij krimi.

Sipas saj, arsyeja pse zgjodhi që të merret me të drejtat e kësaj kategorie ishte krijimi i një ambienti të sigurt për gratë dhe burrat që përjetuan këtë lloj dhune gjatë luftës.

Comments