“JUGOHROM” DERI NË MESNATË DO T’I NDËRPRET TË GJITHA FURRAT


Udhëheqësia e “Jugohrom”, ka vepruar pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, i cili dje solli vendim që”Jugohrom” t’i ndërpret të gjitha furrat për shkak të mosrespektimit të afatit të fundit për vendosjen e filtrave, i cili skadoi para dy ditëve.
Drejtori gjeneral i “Jugohromit”, Vasko Skenderovski, ndërmjet telefonit deklaroi se prej mbrëmë i ka filluar etapa – etapa t’i ndalojë furrat dhe deri në mesnatë të gjitha furrat do të ndalen.
“Ne patjetër duhet ta respektojmë vendimin e Inspektoratit. Megjithatë, ky vendim do të duhej ta konstatojë edhe Qeveria. Pasi që, prej atje nuk ka kurrfarë njoftimi, ne do ta respektojmë vendimin e Inspektoratit”, deklaroi Skenderovski.
Ai shtoi se ekipet e tyre do të vazhdojnë me ndërtimin e filtër – stacioneve, themelet e së cilave tanimë janë vendosur.
“Patjetër duhet të them se stacioni i filtrave do të duhej të ndërtohet, por shumë pritëm për të fituar leje ndërtimi për ndërtimin e saj”, shtoi Skenderovski.
Me mbylljen e Kombinatit, pa punë do të ngelen rreth 1.000 punëtor.