Obama: Djemtë që i vardisen vajzave të mia nuk e kanë idenë se çfar i pret
Vajzat e presidentit Barack Obama, Malia dhe Sasha, janë përkatësisht 18 dhe 15 vjec tashmë, mosha e duhur kjo për të pasur “shok”, por duket se do tu duhet të presin edhe për pak pasi babai i tyre është shumë i rreptë në këtë aspekt.
“Djemtë më të vërtetë duan të dalim me ato, kjo ka ndodhur, e dini?- tha Obama në një intervistë në radio të premten – E vërteta është se unë jam goxha i qetë sepse kjo nuk për të ndodhur për dy arsye, raporton syri,net.
“Njëra është për shkak të nënës së tyre Michelle. Ajo i ka mësuar vetë-respektin… nuk e lënë veten të gjykohen nga ndonjë gjë tjetër përveç karakterit – tha ai.
Dhe gjithsesi, Obama ka një të tjetër arsye të sigurt: “Arsyeja tjetër është sepse ato kanë pasur Shërbimin Sekret nga prapa e jo vetëm kaq…djemtë që i vardisen vijnë ndonjëherë në shtëpinë time por nuk e kanë idenë cfar i pret aty..
“Ata nuk kanë idenë?-” vërejti gazetari
“Jo, ata e kanë një ide në fakt…prandaj edhe nuk janë kthyer më”, tha Obama pastaj qeshi. Ndërkohë, qindra milje larg, me siguri disa djem kanë filluar të dridhen.