Në rrezik për jetë një 18-vjeçar që është rrahur mbrëmë në Bit-Pazar të Shkupit

362

Në rrezik për jetë një 18-vjeçar që është rrahur mbrëmë në Bit-Pazar të Shkupit

Dy minorenë nga Shkupi mbrëmë pas mesnate, e kanë sulmuar fizikisht 18-vjeçarin K.S. nga Vizbegu i Shkupit, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas policisë, natën e 6 nëntorit në ora 01:05 minuta në polici nga ana e një qytetari është denoncuar se në rr. “Bit-Pazari” është i shtrirë një person mashkull pa ndjenja, për të cilin është konstatuar se është K.S. (18) nga f. Vizbeg, Shkup.

Me Ndihmë urgjente mjekësore është dërguar në Qendrën urgjente dhe ndodhet në KARIL, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe ndodhet në rrezik për jetën.

Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Comments