La Presse: Amerikanët votojnë, bota pret në ankth

224

La Presse: Amerikanët votojnë, bota pret në ankth

Amerikanët do të zgjedhin sot gruan e parë presidente apo një populist të ri? Ora e zgjedhjes mes Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit ka rënë dhe bota po pret me shqetësim.

Clinton, 69 vjeçe, në krye të sondazheve, shpreson të hyjë në histori si gruaja e parë presidente e SHBA-së pas 44 presidentëve që prej George Washington në 1789.

Demokratja ka përfunduar mitingun e saj të fundit duke iu kërkuar zgjedhësve të votojnë vizionin e saj për një Amerikë plot shpresa, mikëpritëse dhe bujare, disa orë para hapjes së qendrave të votimit.

Amerikanët do të votojnë duke nisur nga ora 06:00 në krahun lindor të SHBA-së (11:00 GMT). Emri i fituesit nuk do të dalë para orës 22:00 në këtë pjesë të Amerikës (03:00 GMT e mërkurë).

Hillary Clinton synon të drejtojë vazhdimin e presidentit demokrat, Barack Obama dhe bëri thirrje për bashkim, përtej palëve, në orët e fundit të fushatës.

Republikani populist, Donald Trump, 70 vjeç, i veshur me petkun e kalorët, shpreson të krijojë të papriturën me efektin e një “Brexiti në fuqi të tretë” referuar votës së papritur të britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Në përfundim të fushatës së tij, ai premtoi se do të bashkonte vendin pas kufijve të sigurt dhe do ta bënte Amerikën prioritet.

– Bashkim –

“Dëshiroj të jem presidente e të gjithë amerikanëve, demokratëve, republikanëve, separatistëve”, deklaroi gjithashtu Clinton duke e shprehur e sigurt se më e mira mbetej për të ardhur për SHBA-në, nëse do të zgjedhim një amerikë bujare që përfshin të gjithë botën.

Një koncert i madh me Bruce Springsteen u zhvillua në Filadelfia, qyteti i deklaratës së pavarësisë. Të pranishëm ishin presidenti amerikan, Barack Obama së bashku me bashkëshorten, Michelle, ish-presidenti, Bill Clintondhe vajza e tij, Chelsea.

“Ju keni një person të jashtëzakonshëm për të cilën të votoni, Hillary Clinton”, deklaroi presidenti amerikan.

Mijëra persona morën pjesë dhe në mitingun e Donald Trump në Raleigh në Karolinën e Jugut, me Lady Gaga.

“Kontrata ime me zgjedhësit amerikanë fillon nga një plan për t’i dhënë fund korrupsionit të qeverisë dhe për t’i rimarrë vendin grupeve të presionit”, përsëriti ai në mitingun e fundit.

– Mungesë qytetërimi –

Fushata ka qenë e gjatë dhe e vështirë. Ajo ka arritur nivele të mungesës së qytetërimit dhe fyerjeve që janë parë kurrë më parë, gjë për të cilën Clinton ka shprehur keqardhje.

82 për qind e amerikanëve janë shprehur të pakënaqur në një sondazh të fundit.

Rreth 42 milionë amerikanë, nga 200 milionë të regjistruar në listat zgjedhore, kanë votuar tashmë në mënyrë të parakohshme.

Amerikanët votojnë gjithashtu për të rinovuar 34 nga 100 vendet në Senatin e Uashingtonit dhe 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve. Demokratët shpresojnë të marrin Senatin, aktualisht dominuar, ashtu si dhe Dhoma e Përfaqësuesve, nga republikanët /Brigitte Dusseau /

Comments