Tuna me djalin dhe Patrisin, pjesë e kampanjës dedikuar kafshëve [Foto]

337
fresco
Dje në rrjetet sociale kemi parë disa foto të adhurueshme ku Tuna me familjen e saj (djalin dhe Patrisin) u panë duke ushqyer kafshët në kopshtin zoologjik në Shkup.
Në fotografitë e publikuara nga kopshti zoologjik dhe nga Tuna e Patrisi në Instagram, ata shihen duke ushqyer gjirafat nga afër si dhe kangurët albino të cilët janë të njohur në gjithë botën, shkruan lajmi.net.

Kopshti Zoologjik në Shkup, si institut i njohur ka nisur kampanjën e madhe mbështetur nga fytyrat publike në Maqedoni dhe në mesin e tyre ishte edhe artistja shqiptare Tuna.

“Për kafshë të lumtura dhe të shëndetshme” ishte mesazhi i kësaj kampanje të organizuar në Shkup.

Kujtojmë që këngëtarja gjatë verës ka publikuar projektin  “Chonga” që e rikthehu atë pas një pauze në muzikë, e që rezultoi i suksesshëm./Lajminet


Comments