Tiranë, makina merr flakë në mes të natës
Një makinë është përfshirë nga fakt gjatë natës në kryeqytet.
Mësohet se rreth orës 01:00 të kësaj të enjte, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, ka rënë zjarr në një mjetin e parkuar tip “Renault”.
Mjeti u zbulua se ishte në pronësi të Shkëlqim.H., 49-vjeç, banues në Tiranë.
Makinës i është djegur pjesa e motorit dhe dy gomat e para. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë në baterinë e mjetit. Ndërkohë, materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale. /Syri.net/