Nuk është Barça, Bajerni apo Reali, Griezmann: Ja kush e fiton Championsin

282
fresco

Antoine Griezmann është i vendosur ta shtojë trofeun e Ligës së Kampionëve në listën e tij mbresëlënëse të trofeve të fituar ndër vite, me Atletico Madridin.

Griezmann e frymëzoi Atleticon drejt triumfit në Evropa Ligë sezonin e kaluar, duke i shënuar dy gola në fitoren 3-0 në finalen ndaj Marseille.

Griezmann, i cili ia përkushtoi të ardhmen Atleticos muajin e kaluar duke nënshkruar kontratë të re afatgjate, ka thënë për AS:

“Kur e shoh trofeun e Ligës së Kampionëve, mendoj me vete: ‘Trofeu i radhës është i imi’. Sezonin e kaluar luajtëm dobët në Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë sezon duam ta fitojmë këtë trofe”.

“E dini se në futbollin evropian çdo ekip mund të ta bëjë jetën të vështirë”, shtoi ai.

Comments