VIDEO/ A do të shkoj Teuta në dasmën e Bleros dhe Afronës, aktorja befason me përgjigjen e saj!

411
fresco

Teuta Krasniqi është aktore shqiptare nga Kosova.

Ajo ka interpretuar në disa filma serial dhe shfaqje, njihet për rolin e saj shumë të suksesshëm në serialin televiziv Kafeneja Jonë me rolin e Sarandës.

Në emisionin “Mirage”, aktorja ka zbuluar më të rejat rreth profesionit që ushtron si dhe jetës private.

E pyetur se a do të shkojë ajo në dasmën e ish bashkëshortit të saj Blero dhe Afronës vitin tjetër, nëse i vjen një ftesë e tillë.

midle

Teuta u shpreh se nëse Afrona bën kanagjeq po, e ndërsa për dasmë një veprim i tillë, sipas saj do të kishte qenë i çuditshëm dhe nuk do të ishte  i këndshëm për askënd.

“Nëse bën kanagjeq me qejf shkoj, sepse unë kam mendim shumë të mirë për Afronën, merremi vesh. I them Afronës  nëse bën kanagjeq jam aty e për dasmë mendoj që është për miqtë e familjarë” u shpreh aktorja.

Teuta Krasniqi është e martuar me Adonis Morinën, me të cilin ka vajzën e vogël, Kaia-n, ndërsa, vajzën e madhe, Tarën e ka me këngëtarin, Blero Muharremi.

Comments