Reagon BDI: Tentativa e provokuesve për të ndaluar Ali Ahmetin në Kumanovë e dështuar

Në një deklaratë për mediat BDI dënon ashpër aktet e paligjshme ndaj karavanit të delegacionit.
“Ne shprehim keqardhje për përdorimin e turpshëm të dhimbjes së njerëzve nga disa grupe të reja politike të cilat duan të afirmohen nëpërmjet akteve të dëshpëruara. BDI dënon çdo mjet politik jopaqësor dhe mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e vetë politike me anë të bisedave me qytetarët.”
Në takimin me Kumanovarët Ali Ahmeti shprehu mirënjohje për mbëshetjen e treguar ndaj tij dhe BDI-së dhe tha se së bashku ishin më të fortë sesa keqbërësit.
“Keqbërësit në Kumanovë kurrë nuk do të gjejnë aleatin te Bashkimi Demokratik për Integrim,” u shpreh Ali Ahmeti.
Takimi me qytetarët u shoqërua me shumë entuziazëm nga të pranishmit.