Dy persona të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Zelandën e Re

224

Dy persona të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Zelandën e Re

Dy persona raportohet që të kenë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm 7.8 ballë që goditi sot Zelandën e Re dhe që shkaktoi cunami me dallgë 2 metra të larta në bregdetin lindor.

Deri tani nuk ka të dhëna për viktima të tjera, ndërkohë që autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve që ndodhen pranë brigjeve që rrezikohen nga cunami.

Ndërkohë, dëme të shumta materiale janë shkaktuar nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit. Kujtojmë se në vitin 2011, 185 persona humbën jetën nga një tërmet i fortë, që shkaktoi cunamin.

Comments