Shkupi nuk ia doli të ndal Pelisterin (VIDEO)

219
fresco
Shkupi nuk ia doli të ndal Pelisterin (VIDEO)

Pelisteri ka vazhduar me serinë e rezultateve pozitive në elitën e futbollit vendor, duke mundur edhe Shkupin në ndeshjen e javës së 15-të, të zhvilluar në Manastir.

Pelisteri shënoi fitore me rezultatin 2:0, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë. Golin e parë skuadra e trajnerit Shensoi e realizoi që në minutën e 7-të me anë të Trifunovskit, ndërsa autor i golit të dytë për Pelisterin ishte rezervisti, Bobi Bozhinovski në minutën e 81-të.

Ky i fundit mjaft mirë pranoi një top në zbraztirë nga ana e brazilianit Lukas, dhe me një goditje të matur nga disatnaca edhe për herë të dytë mposhti portierin, Suat Zendeli.

Ishte kjo fitorja e e katërt me rradhë për skuadrën e Pelisterit që tashmë me 28 pikë i është afruar në vetëm 6 pikë liderit aktual, Vardarit, ndërsa në vetëm dy pikë Shkëndijës së vendit të dytë.

Në anën tjetër Shkupi pas kësaj disfate mbetet në kuotën e 15 pikëve, duke mbajtur sërish pozitën e 7-të, mirëpo tashmë me vetëm një pikë diferencë ndaj skuadrës së Pobedës që ndodhet në pozitën e 8-të.

Goli i parë i Pelisterit i shënuar nga braziliani Lukas

Goli i dytë i Pelisterit i shënuar nga Bobi Bozhinovski

Comments