Ky ishte premtimi i madh që Suso kishte dhënë para derbit (Foto)

Derby della Madonnina mes Milanit dhe Interit përfundoi me rezultat 2-2.<
Për vendasit dy golat u shënuan nga Suso, kurse te mysafirët shënuan Antonio Candreva dhe Ivan Perisic.
Menjëherë pas golit të dytë nga spanjolli të gjithë tifozët si ata të Milanit po ashtu edhe të Interit u quan në këmbë, e gjitha kjo pasi Suso kishte dhënë një premtim në rast se shënon dy gola në derbi.
Mesfushori kishte thënë në tre dite më parë se do shkonte në shtëpi në këmbë në rast se shënon dy herë në këtë sfidë të madhe.
Menjëherë janë publikuar edhe detajet, shtëpia e tij nga San Siro ka rreth 45 kilometra dhe duhet nëntë orë në këmbë për të arritur. Duke e parë se spanjolli është i lodhur nga takimi, vështirë që do e mbajë këtë premtim, por mbetet të shihet.