Juventusi bënë ligjin në “Ramon Sançez Pizhuan” (VIDEO)

Juventusi është kthyer nga ferri në parajsë në ndeshjen e zhvilluar në transfertë kundër Seviljës.
“Zonja e Vjetër” edhe pse kishte pranuar gol që në minutën e 9-të, pas golit të shënuar nga ana e Parehas, në fund nga “Ramon Sançez Pizhuan” u largua kokëlartë pasi shënoi fitore me rezultatin 3:1.
Në minutat shtesë të pjesës së parë Markizio nga pika e bardhë barazoi shifrat në 1:1, ndërsa fitoren Juventsit ia siguruan Bonuçi dhe Manxhukiç me golat e realizuar në 5 minutat e fundit të takimit.
Kjo fitore ka ngjitur Juventusin në pozitën e parë në grupin “H”, me ç’rast që sonte siguroi një vend për në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve Evropian, ndërsa për vendin e dytë do të luftojnë Sevilja dhe Lioni kur këto dy skuadra do të takohen njëra me tjetrën me datë 07 Dhjetor në Lion.