Aktivisti i BDI-së që jeton në Gjermani ka një mesazh për Ali Ahmetin dhe funksionarët e BDI-së

661

Aktivist i BDI-së që jeton në mërgim –  Besir Beqiri

16 vite BDI…!!!

Paj, ç‘të thuash !!! Ç‘të shtosh më tepër se realiteti i përditshmërisë!!!
Të dashur ju shokë të sinqertë në BDI ! Të dashur ju atdhetarë, ish luftëtarë të UÇK-së, dhe të gjithë ju që dhatë gjithëçka për këtë popull! I dashur kryekomandant Ali Ahmeti ! 
BDI nuk është parti e formuar nga interesa kohe, apo nga përçarjet e partive tjera! BDI rrënjët i ka thellë në popull, ajo është vazhdimësia e misionit të UÇK-së së lavdishme! BDI u formua për çështje të mëdha kombëtare, nuk u formua për të shtruar 3cm asfalt, jo jo! Është koha t’i largoni nga ombrella e BDI-së të gjithë ata çanaklëpirësa që ia thithën gjakun BDI-së në kurriz të popullit! Është momenti që pranë vetes të keni njerëz që të këshillojnë, paj besa edhe të kritikojnë, e jo që ta fërkojnë shpinën, sepse ata kërkojnë vendin më të përshtatshëm që t‘ua ngulin thikën pas shpine, ashtu siç kanë bërë këto vite të tëra!
Brenda këtyre viteve, BDI vetëm një projekt madhor ka realizuar, vetëm legalizimin e UT-së! BDI duhej bërë shumë më shumë, sepse BDI ishte shpresa jonë, ishte mundi dhe djersa jonë, dhe ishte gjaku i shenjtë i dëshmorëve tanë! Prandaj i dashur komandant, është momenti që të reflektojmë për të ardhmen e të rinjëve, atyre të rinjëve që i boshadisën rrugët e vendlindjes, dhe i kanë mbushur rrugët e europës ! Funksionaret me nga 4-5 mandate deputet dhe drejtora, humben shumicen e Votuesve!
BDI nuk arriti ta realizojë si duhet çështjen e flamurit kombëtarë, as çështjen e gjuhës shqipe, as… as…
BDI as edhe pas 17 viteve nga lufta e 2001, nuk ka arritur ta regullojë statusin e ish ushtarëve të UÇK-së, që për mua është e patolerueshme dhe e pafalshme! Përderisa „branitellat“ shfrytëzojnë beneficionet e shtetit që edhe ne e mbajmë gjallë, ish ushtarët e UÇK-së nuk e gëzojmë amnestinë siç duhet,ende maltretohemi nëpër kufi, ende shihemi dhe emërohemi si terroristë! Përderisa ca funkisonarë të BDI-së pasurohen në mënyrë marramendëse, fëmijët e dëshmorëve durojnë për bukën e gojës !
O Abaz Gjuka! O komandant! Ti duhet të thuash MJAFT, dhe gjithëçka mund të regullohet! Ata që i ke pranë, situatën ta përshkruajnë si një fushë me lule, kurse realiteti është shkretëtirë e mbushur me egërsira !
Populli vuan! Populli po ngulfatet! Populli po ik ,Populli hek të zitë e ullirit! Po na vrasin dita ditës! Po na shuajn shpresën!
Komandant, nëse nuk reflektoni, Ju jeni pjesë e këtij „ seriali horror “!!!

Me shpresë për ditë më të mira…
Paqe dhe Selam oj Vendlindja ime…!!

Comments